Lajme

Mexhiti: Mafia kontrollon shtetin. S’ka më! Duhet t’i japim FUND!

March 20, 2025, 01:03

Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti tha se do të ketë drejtësi dhe përgjegjësi për të gjitha tragjeditë që ka ndodhur në vend, që përmendi Koçanin, ‘Besa transin’, Spitalin e Tetovës dhe Llaskarcë.. Mexhiti tha se mafia ka kontrolluar shtetin, por nuk do të qëndrojnë duarkryq dhe nuk do të lejojë që drejtësia të humbet e të devalvohet.

“Drejtësi do të ketë!

Koçani, ‘Besa trans’, Spitali modular në Tetovë, Llaskarca – shumë tragjedi të rënda me shumë viktima për një vend të vogël si Maqedonia e veriut! Shumë dhimbje e familje të mbështjella në zi e vajtim, e shumë pak drejtësi për viktimat!

Teksa lutemi për të mbijetuarit dhe përgatitemi për t’ua dhënë lamtumirën atyre që u shuan tragjikisht më 16 mars, si Qeveri zotohemi se leksioni i hidhur i Koçanit është mësuar, se mesazhi është pranuar: shteti nuk do të qëndrojë më duarkryq dhe nuk do të lejojë që drejtësia të humbet e të devalvohet nëpër hilet institucionale të ndërtuara për të mbrojtur të paprekshmit!

Lufta jonë për një Maqedoni më të mirë do të ketë kuptim vetëm atëherë kur ata ndaj të cilëve sistemi ka qene i padrejtë do të ndjejnë se drejtësia, megjithatë, nuk është nocion i kapur nga mafia që kontrollon shtetin, siç për fat të keq ka qenë rasti për vite me rradhë në të shkuarën, dhe se thirrjet e tyre për drejtësi do të hasin në përgjigje dhe reagim.

Koçani është ndërgjegja jonë që thërret për veprim. Koçani është dhimbja jonë që kërkon reagim. Koçani është katarsisi i sistemit të qelbur e korrupsionit endemik që ka lëshuar rrënjët thellë nëpër institucione dhe po rrënon jetët e njerëzve.

Por shteti do të veprojë! Përgjegjësi do të ketë! Drejtësi do të ketë: për Koçanin, për ‘Besa transin’, për Spitalin e Tetovës, për Llaskarcën, për të gjitha tragjeditë të cilat kanë për shkak korrupsionin dhe pandëshkueshmërinë, dhe për pasojë kanë jetët e njerëzve”, tha Mexhiti.

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’
Jeton Beqiri1
Jeton Beqiri: Duhet ta harrojmë këtë humbje, unë jam fajtori më i madh
IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë

Më shumë nga kategoria

IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë
IMG_6981
Interi futet në garë për sulmuesin e Liverpulit, Mohamed Sallah
IMG_6465
Erjona Emini, karateistja tetovare që synon kampionatin shtetëror dhe plasman në garat evropiane dhe ndërkombëtare
IMG_6242
Salah kryeson listën e Këpucës së Artë Evropiane
IMG_6062
Nuk plaket kurrë, Luka Modric shënon supergol për Realin ndaj Gironas
IMG_5829
Ish-kampioni evropian i boksit, gjermani Mario Daser, është plagosur me armë në Beograd
Izet mexhiti
Mexhiti: Mafia kontrollon shtetin. S’ka më! Duhet t’i japim FUND!
IMG_9094
MPB publikon emrat dhe moshën e 59 viktimave nga zjarri në Koçan
spitali-tetove
11-vjeçarja nga Orasha e Tetoves sulmohet fizikisht nga shoku i klasës, përfundon në spital me lëndime
policia-naten
Aksion policor në Tetovë dhe Gostivar – Kontrollohen 16 objekte gastronomike, mbyllen dy
vucic
Marrëveshja me Kosovën, Vuçiç: Shqipëria dhe Kroacia kanë hapur garë armësh!
tanke-izrael
Ushtria izraelite ka filluar një operacion tokësor në Rripin e Gazës