Trendy

Mexhiti me reagim të ashpër për Taravarin, e quan tradhëtar

Para 6 muaj

Pas takimit të sontëm mes përfaqësuesve të koalicionit VLEN dhe kryeministrit aktual Hristijan Mickoski, ku është diskutuar edhe për pozicionin e Arben Taravarit dhe partisë së tij në kuadër të qeverisë ekzistuese, ka ardhur një reagim i fortë nga një prej figurave kryesore të VLEN-it, Izet Mexhiti.

Në një postim të publikuar në Facebook, Mexhiti i ka drejtuar kritika të hapura Taravarit, duke e akuzuar për hipokrizi dhe për tradhti ndaj idealit të ndryshimit. “Të ftuam të bëhesh bartës i ndryshimit. U bëre simbol i Revolucionit të dritave. Edhe pse humbës në qytetin tënd, shpërndaje ‘Efridol’ për BDI-në,” shkruan Mexhiti, duke nënkuptuar se qëndrimet e fundit të Taravarit janë afruar me ato të BDI-së, partisë që VLEN ka sfiduar në zgjedhje.

Ai vazhdon: “Euforia jote paska qenë vetëm sa për kamerë. Asgjë e sinqertë. Asnjë dritë e vërtetë,” duke akuzuar Taravarin për veprimtari politike jo të sinqertë.

Reagimi përmbyllet me një mesazh të qartë dhe simbolik: “Sonte VLEN vendosi – dritat fiken për hipokrizinë. Dyftyrësia… nuk ia VLEN!”, një deklaratë që mund të shënojë një çarje të mundshme brenda koalicionit dhe që pritet të ndikojë në zhvillimet e mëtejshme politike në vend.

Trending