Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti në intervistën për Alsat-M duke folur për takimin e sotëm me kryeministrin Hristijan Mickoski lidhur me rikonstruimin e qeverisë ka thënë se është bërë vlerësimi i performancës së ekzekutivit.
Sipas Mexhitit ky nuk do të jetë takim i parë, do ketë edhe tjerë, krejt kjo për t’i dhënë një dinamikë të re proceseve.
“Nuk do të jetë një takim, por do ketë më shumë takime, kështuqë edhe për opinionin, për hirë të asaj që mos ngarkohet, ka qenë takim i parë ku kemi bërë vlerësimin e ekzekutivit dhe performancës dhe për t’i dhënë një dinamikë të re proceseve. Do të ketë një ekzekutiv që do ketë më shumë elan dhe energji për realizimin e premtimeve dhe programit”, ka thënë Mexhiti.
Ai shtoi se do të ketë takim edhe me partnerin tjetër siç është ZNAM dhe siç shtoi, “sot kemi bërë vlerësimin e dyanshëm të ekzekutivit edhe për individë”.
“Por janë vlerësime të para, ende nuk kemi pasqyrë a do ketë ndryshime të resorëve apo vetëm ndryshim të emrave”, ka thënë Mexhiti.










