“Gjatë një takimi të rëndësishëm me delegacionin e Korporatës Financiare Ndërkombëtare (IFC) për Maqedoninë e Veriut, të drejtuar nga Nikolas Markier, Drejtor Rajonal për Ballkanin Perëndimor, diskutuam zgjidhje afatgjata dhe strategjike. Delegacioni përfshinte gjithashtu Visar Peranin, përgjegjës për Maqedoninë dhe Kosovën, Milica Sredanoviç, përgjegjëse për investime në sektorin e energjisë për Ballkanin Perëndimor, dhe Vadim Sherbakovin, përgjegjës për investimet në sektorin e energjisë për Maqedoninë e Veriut.
IFC prezantoi modelin e mbështetjes për sektorin privat përmes partneriteteve publiko-private dhe identifikoi mundësitë për zhvillim ekonomik afatgjatë. Një temë kyçe ishte zbatimi i agjendës së gjelbër, prioritet i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Ndamë vizionin tonë për të ulur ndotjen e ajrit, me fokus te projekti i gazifikimit, që synon t’u ofrojë qytetarëve metoda ngrohëse miqësore ndaj mjedisit dhe pritet të reduktojë ndotjen me 50-70%. Me këtë projekt, ne synojmë një të ardhme më të gjelbër dhe më të shëndetshme për të gjithë” – ka shkruar Mexhiti. /tetova1/