Mexhiti: Nuk pranova ofertën e BDI-së për të braktisur VLEN-in – atë që nuk arritën me mua, po e arrijnë me Taravarin

Para 4 javë

Zëvendëskryeministri i parë i qeverisë, Izet Mexhiti, ka deklaruar se Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka tentuar të minojë koalicionin VLEN përmes ofertave për bashkëpunim individual. Në një intervistë në emisionin “Top Tema” në TV Telma, Mexhiti tha se fillimisht, oferta ishte drejtuar ndaj tij personalisht.

“Do ta them publikisht: oferta e parë e BDI-së ishte që unë të braktis VLEN-in. Por unë nuk ua përmbusha misionin për të shkatërruar këtë koalicion,” theksoi Mexhiti.

Ai shtoi se pas dështimit me të, BDI po përpiqet të tërheqë Arben Taravarin. “Atë që nuk arritën me mua, e provuan me Taravarin, dhe është mirë që Taravari të jetë i sinqertë me anëtarësinë, duke i treguar se po shkon me BDI-në,” tha Mexhiti.