Trendy

Mexhiti: Pensionet rriten me mbi 1.000 denarë nga shtatori – Politikat tona janë përfitime reale, jo premtime boshe

Para 8 muaj

Vazhdon rritja e pensioneve!
Këtë e konfirmoi sot zëvendëskryeministri Izet Mexhiti, duke njoftuar se në mbledhjen e sotme të qeverisë është miratuar propozimi për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Sigurim Pensional dhe Invalidor.

“Ky është një hap i rëndësishëm për përmirësimin e jetesës së pensionistëve, duke i përshtatur përfitimet e tyre me kushtet reale ekonomike dhe nevojat aktuale,” deklaroi Mexhiti, duke theksuar se ky vendim është vazhdimësi e politikave konkrete për mirëqenien e kësaj kategorie të qytetarëve.

Ai rikujtoi se vetëm në nëntë muajt e parë të qeverisjes së tyre, pensionet janë rritur me 5.000 denarë për 340.000 pensionistë. “Kjo është dëshmi e qartë se ndryshimet nuk mbesin në letër, por shndërrohen në përfitime të prekshme për njerëzit,” theksoi Mexhiti.

Sipas tij, me ndryshimet e reja, pensionet do të rriten me mbi 1.000 denarë duke filluar nga muaji shtator, ndërsa një rritje shtesë prej 1.000 denarësh do të ketë në mars të vitit të ardhshëm.

“Kjo është qeverisje që vepron, me rezultate të prekshme, jo me premtime boshe,” përfundoi Mexhiti.

Trending