Trendy

Mexhiti për Taravarin: Nuk kishte hallin e listave, por se si të shkonte në prehrin e Ahmetit!

Para 8 muaj

Zëvendëskryeministri i parë dhe njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Izet Mexhiti, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Arben Taravarit për t’u bashkuar me Bashkimin Demokratik për Integrim në zgjedhjet lokale. Në një deklaratë për media, Mexhiti akuzoi Taravarin se ka mashtruar opinionin publik dhe se largimi i tij nga VLEN nuk kishte të bënte me listat për zgjedhjet lokale, por me një marrëveshje të parapërgatitur me BDI-në.

“Po ashtu dua ta ngre çështjen se z.Taravari u tërhoq me pretekstin se do të dalë me lista të veçanta dhe se ky ishte problemi në kuadër të VLEN-it, dhe sot e dëgjoj që del me lista të përbashkëta të BDI-së. Pra nuk e ka pasur hallin e listave, por nuk ka ditur si të shkojë në prehrin e z.Ahmeti,” tha Mexhiti gjatë një paraqitjeje publike, duke shtuar se qytetarët tashmë e kanë të qartë lojën politike që po luhet pas dyerve të mbyllura.

Kjo deklaratë vjen në një moment kur tensionet brenda kampit shqiptar për zgjedhjet lokale janë shtuar, sidomos pas lëvizjeve të fundit të Taravarit që sinjalizojnë një afrim të qartë me strukturat e BDI-së, të cilat më parë i kishte kritikuar ashpër.

Mexhiti theksoi se koalicioni VLEN mbetet i bashkuar dhe do të garojë me alternativa të qarta dhe me program të mirëpërcaktuar për ndryshim në pushtetin lokal.

Trending