Kryetari i Lidhjes Demokratike dhe njëri nga liderët e koalicionit qeverisës VLEN, Izet Mexhiti, ka zhvilluar mbrëmjen e sotme një takim me strukturat e LD-VLEN në Kamjan të komunës së Bogovinës. Në këtë takim morën pjesë përfaqësues të degës, të rinj, forumi i grave dhe profesionistë të shumtë, shkruan tetova1
Mexhiti ka vlerësuar angazhimin e strukturave lokale dhe ka theksuar rëndësinë e forcimit të subjektit politik si pjesë e konsolidimit të koalicionit VLEN në nivel vendi.
“Sonte në Kamjan, kisha kënaqësinë të takoj strukturat e LD-VLEN. Në mesin e një strukture të jashtëzakonshme, me prezencë të të rinjve, forumit të grave e profesionistëve, përveç përgëzimit për fitoren e madhe në zgjedhjet lokale, potencova se forcimi i LD është forcim i VLEN, ndërsa me unifikimin e VLEN në një subjekt, VLEN po shndërrohet në forcë e vetme politike me shtrirje në të gjithë territorin e vendit”, përfundon Mexhiti./tetova1.mk











