Koalicioni VLEN mbrëmë ka promovuar zyrtarisht shtabin zgjedhor në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet lokale.
Në këtë aktivitet mori pjesë edhe zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, i cili në fjalën e tij theksoi unitetin dhe misionin e koalicionit për t’u përballur me sfidat politike dhe për të përfaqësuar denjësisht interesat e qytetarëve shqiptarë.
“Sot nuk është fillimi, ky është vazhdimi i fitores të një viti më parë. Është vazhdimi i çlirimit nga politika e së kaluarës, sepse shqiptarët nuk janë lodhur nga politika, janë lodhur nga mospolitika.
Janë lodhur nga intriga dhe keqpërdorimi, shqiptarët nuk kanë kërkuar shumë, kanë kërkuar dinjitet, barazi dhe të drejtën për të mos u trajtuar si qytetarë të dorës së dytë në vendin e tyre.
Dhe VLEN është këtu për të rikthyer politikën si duhet të jetë, si përgjegjësi publike dhe jo si pronë private.
VLEN është këtu që t’ua kthejë shqiptarëve dinjitetin që politika e së kaluarës ua humbi” – deklaroi Mexhiti.





