Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, në fjalimin e tij në ngjarjen madhore “1 VIT VLEN – PUNË, DINJITET, NDRYSHIM”, theksoi se qeveria aktuale po sjell një ndryshim të vërtetë dhe të prekshëm për qytetarët.
“VLEN ndërton, ata sulmojnë. VLEN hap dyert, ata mbyllin shpresë,” u shpreh Mexhiti, duke kontrastuar filozofinë e qeverisjes së re me politikat e të kaluarës.
Në vijim të fjalimit, ai përmendi disa nga rezultatet konkrete të vitit të parë të qeverisjes së VLEN-it, duke veçuar:
– ndërtimin e shkollave të reja,
– rritjen e pagës minimale,
– hapjen e vendeve të reja të punës,
– dhe respektin institucional ndaj diasporës shqiptare.
Mexhiti tha gjithashtu se një ndër prioritetet kryesore të qeverisë është lufta kundër korrupsionit, ndërsa nënvizoi faktin se përfaqësimi i shqiptarëve në institucionet shtetërore është përmirësuar ndjeshëm.
“Ky është vetëm fillimi,” përfundoi ai, duke premtuar më shumë rezultate, angazhim dhe transparencë në vitet që vijnë.





