Trendy

Michelle flet hapur: “Kurrë nuk kam menduar ta lë Barackun” — Obama: “Më mori prapë mbrapsht!”

Para 8 muaj

Pas muajsh spekulimesh dhe lajmesh për krizë në marrëdhënien e tyre, Barack Obama dhe bashkëshortja e tij, Michelle Obama, vendosën të flasin hapur për martesën e tyre dhe për thashethemet që i kanë rrethuar kohët e fundit.

Barack dhe Michelle Obama (1)

Ish-presidenti amerikan ishte i ftuar në podcast-in “IMO”, të cilin e prezanton Michelle bashkë me vëllain e saj, Craig Robinson. Dyshja nuk humbi kohë për të komentuar me sinqeritet dhe humor raportimet për një ndarje të mundshme.

barack Michelle Obama (7)

“Po pra, ende e doni njëri-tjetrin?”, u tall Robinson, duke nënkuptuar ironikisht fjalët që qarkullonin. Michelle qeshi dhe iu përgjigj: “Ah po, thashethemet!”. Barack shtoi me të qeshur: “Më mori prapë mbrapsht! Kishim disa momente të vështira, por kaluan.”

barack Michelle Obama (10)

Ish-Zonja e Parë tha gjithashtu se e pëlqen të jetë në të njëjtën hapësirë me burrin e saj, duke shtuar: “Kur nuk jemi bashkë, të gjithë mendojnë se jemi ndarë.”

Michelle me emocion për martesën e tyre që zgjat tashmë pothuajse 33 vite. “Nuk ka pasur kurrë një moment që të kem menduar ta lë burrin tim,” tha ajo. “Kemi kaluar kohë shumë të vështira, por edhe shumë të bukura. Kemi përjetuar aventura, kemi qeshur pafund. Unë jam bërë njeri më i mirë falë këtij burri.”

barack obama michelle obama (2)

Nga ana e tij, Barack pranoi se shpesh nuk është në dijeni të thashethemeve që qarkullojnë për ta, dhe se shpesh ndjen habi kur ia përmend dikush: “Unë as nuk i marr vesh. Pastaj vjen dikush dhe më thotë diçka, dhe mbetem pa fjalë: ‘Çfarë po thoni?’”, tha ai.

barack Michelle Obama (2)

Çifti Obama është martuar që nga viti 1992 dhe kanë dy vajza: Malia, 26 vjeç, dhe Sasha, 24. Thashethemet për një krizë martesore u shtuan muajt e fundit, sidomos pas mungesës së Michelle në disa ngjarje të rëndësishme, si funerali i Jimmy Carter dhe ceremonia e betimit të Donald Trump, për të cilat ajo theksoi se kishte arsye personale që nuk kishte marrë pjesë.

Në një intervistë për një podcast në muajin maj, Michelle i hodhi poshtë këto aludime me stilin e saj të drejtpërdrejtë: “Nëse do të kisha probleme me burrin tim, do ta dinin të gjithë,” tha ajo duke qeshur.

barack Michelle Obama (9)

Gjatë javës së kaluar, ajo foli më hapur për jetën e saj të përditshme në këtë fazë të re, tani që vajzat janë larguar nga shtëpia dhe Barack nuk ka më detyra presidenciale.

Në episodin me aktoren Julia Louis-Dreyfus, Michelle u shpreh: “Për herë të parë në jetë ndiej liri të plotë. Ka një ndjenjë çlirimi, çdo vendim që marr tani nuk ka të bëjë me burrin tim, karrierën e tij, familjen apo fëmijët. Ka të bëjë vetëm me mua.”

Në fund, Michelle u dërgoi një mesazh të fuqishëm grave: “Kjo është pika ku ne, gratë, fillojmë të jetojmë me të vërtetë.”

https://www.dailymail.co.uk/embed/video/3477075.html
barack Michelle Obama (3)
barack Michelle Obama (6)
barack Michelle Obama (4)
barack Michelle Obama (11)
barack Michelle Obama (8)
barack Michelle Obama (1)
barack obama michelle obama (1)
Michelle Obama-barak-Obama
Michele Obama, e veshur me një fustan të stiluar nga Ford, me rastin e takimit me Mbretëreshën e Anglisë, në Buckingham Palace
Former U.S. President Barack Obama sits with former first lady Michelle Obama prior during the unveiling of their portraits at the Smithsonian’s National Portrait Gallery in Washington, U.S., February 12, 2018. REUTERS/Jim Bourg - HP1EE2C1B3X0Y

Trending