Trendy

Mickoski: Bexheti dëshiron t’i tregojë muskuj pasi ky i fundit i tha: “Mos ndodhë që t’i tërhiqni për veshi, Shqiptarët do të dalin në shesh”

Para 11 muaj

Blerim Bexheti nga BDI dhe kryeministri Hristijan Mickoski u përplasën në foltoren e Kuvendit.

“Mos të ndodhë që të jeni ju ai që do t’i tërhiqni për veshi, Shqiptarët do të dalin në sheshin Maqedonia dhe nuk do kesh ku të ikësh prej tyre. Është njerëzore që për të gjitha këto çështje politike, ju të kërkoni falje për qasjen tuaj,” tha ndër të tjera Bexheti.

Mickoski iu përgjigj duke i thënë se nuk e ka kuptuar:
“Me shumë gjasë deshët të tregoni muskuj – ‘shikoni si i flas kryeministrit, e patë?’ Mirë, shumë bukur, për mrekulli, treguat muskuj. Nuk keni temë tjetër, nuk dini çfarë të thoni, dhe tema e vetme ju ka mbetur të keqpërdorni ndjenjat e Shqiptarëve,” tha Mickoski, duke shtuar se ai mendon në mënyrë të barabartë për të gjithë.

Trending