Maqedoni

Mickoski: Do të formojmë trup që do të hetojë si janë ndarë paratë gjatë pandemisë!

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

July 29, 2024, 01:07

Kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëroi hulumtimin e parave të ndarë gjatë kohës së pandemisë. Ai tha se, në seancë qeveritare do të formohet trup i cili do të hetojë si dhe në çka është ndarë ndihma pa kritere gjatë kohës së krizës së pandemisë, duke shtuar se, populli duhet ta dijë se ku janë harxhuar paratë e tyre.

“Në periudhën vijuese, në seancë qeveritare do të formojnë trup të tillë, i cili do t’i hetojë në detaje të gjitha këto indicie, përkatësisht gjithë atë që e kemi në dispozicion dhe jo vetëm aty por edhe në Fondin e njohur në opinion si Fondi për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik dhe gjithë ajo do të prezantohet para publikut. Publiku duhet ta dijë se ku harxhohen paratë e popullit” – tha Mickoski.

Ndërkaq, i pyetur për kornizën Negociuese dhe amendamentet kushtetuese, ai tha se për ta alternative e pranueshme është që të miratohen amendamentet e Kushtetutës, por të hyjnë në fuqi kur të miratohet vendim për shtetin që të bëhet anëtare e plotë e BE-së.

“Ne nuk kemi ngeCur tani, për më shumë se dy dekada e gjysmë flasim për të ardhmen evropiane, për perspektivën evropiane dhe gjithçka dhe gjithmonë ka diçka më shumë. Të njëjtët njerëz që thonë këtë duhet të na thonë nëse mbështeten tek ne. Por jo në mënyrë deklarative, për ta treguar me veprim. Nëse duan të tregojnë me vepra, ja një mënyrë, ne u kemi dhënë një mënyrë. Prolongimi i hyrjes në fuqi të amendamenteve është një mënyrë” – tha Mickoski.

Miratimi i ndryshimeve kushtetuese është kusht që vendi të fillojë negociatat për anëtarësim, përkatësisht për hapjen e kapitujve të pare të negociatave. Sipas euroambasadorit David Geer, në Bruksel nuk ka vullnet për ndryshim të Kornizës negociuese, duke shtuar se, tashmë është ofruar një zgjidhje në tavolinë, e cila do të ishte mire të miratohet. /tvklan.mk/

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_8352
Masar Omeragiq zyrtarisht kryetar i ri i FFM-së: Nga nesër fillojmë me punë intensive
IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!
IMG_7738
Lamine Yamal merr çmimin “Golden Boy”

Më shumë nga kategoria

IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!
IMG_7738
Lamine Yamal merr çmimin “Golden Boy”
IMG_7415
Cana flet për përleshjen me tifozin serb: Ma kishte kafshuar gishtin, gati sa nuk ma këputi
IMG_7143
Shorti, Shqipëria rigjen Anglinë dhe sfidon Serbinë pas 10 vitesh
erjon-morina
U lëndua rëndë në fushën e futbollit, ndërron jetë futbollisti kosovar Erjon Morina
IMG_6867
Arbitri shpërtheu në lot pas ndeshjes Lajpcig-Aston Villa
IMG_8989
Bexheti: Mbi 4,3 miliardë denarë janë paguar për fermerët në 6 muajt e fundit
IMG_8987
Një tjetër person është ndaluar në lidhje me rastin “Lotaria”
IMG_8977
OEMVP: Paga minimale të rritet në 500 euro dhe kontributet të ulen
IMG_8976
A e dinit se besimi te Babagjyshi i vitit të ri nuk i bën fëmijët më të mirë, por i dëmton ata!
IMG_8967
Limani: Buxheti i Gostivarit do të arrijë 27 milion euro, buxheti më i madh se asnjëherë më parë
IMG_8954
Mickoski: Ose askush të mos punojë të dielën, ose ata që punojnë të marrin një pagesë dyfish ose trefish më të lartë për atë ditë