Kryeministri Hristijan Mickoski e quajti organizatë joqeveritare propozimin e VËEN-it për Akademinë Shqiptare për Shkencë dhe Art, përcjell TV21. Mickoski tha se qëndrimi i tij është i qartë dhe se për atë nuk janë prioritet, siç i quajti ai “temat etnike”.
“Temat etnike dhe nacionale nuk janë prioriteti im. Prioriteti im si kryeministër i kësaj qeverie është që t’ua bëjë juve qytetarëve jetën më të mirë dhe më cilësore. Me atë që do të harxhohen para të qytetarëve në organizata joqeveritare, që do të paraqiten siç mendojnë se do të prezantohen, nuk do t’i sjellë të rinjtë shqiptarë, aty ku i takova në Ambasadën e Maqedonisë në Berlin, as në Aeroportin në Frankfurt, as kudo ku isha në Europë, por do t’i sjellë jeta më e mirë dhe kushtet më të mira këtu. Ky është qëllimi im”, tha Mickoski./tv21.tv