Vendosja e sigurisë energjetike në rajon ishte tema e Forumit të 7-të energjetik të Maqedonisë. Mandatari Hristijan Mickoski tha se efikasiteti energjetik do të jetë prioriteti i qeverisë së re duke paralajmëruar park me erë mes Karbincit, Shtipit dhe Radovishit. Theksoi se pas mbarimit të gazsjellësit të Greqisë dhe Maqedonisë duhet të lidhen edhe disa interkonektorë.
Ambasadorja amerikane Anxhela Ageler tha se Maqedonia është rikuperuar nga kriza energjetike por se ende ka sfida. Ajo theksoi se Maqedonia sa më shpejt që është e mundur duhet ta përfundojë gazsjellësin greko-maqedonas që të tejkalohet varësia nga Rusia dhe rreziqet për një krizë të re.
Euroambasadori dejvid Gir tha se Maqedonia urgjentisht duhet t’i harmonizojë standardet më të reja të BE-së dhe ligjet e tjera për efikasitetin energjetik. Si vend me shumë resurse natyrore, ai tha se fokusi duhet të jetë drejt burimeve ripërtëritëse të energjisë.
Pjesëmarrësit në këtë forum debatuan edhe për çështjet për vendosjen e sigurisë energjetike në rajon, transformimit të infrastrukturës energjetike, qëndrueshmërinë ekologjike, teknologjinë dhe inovacionet si dhe për reformat drejt transitit të gjelbër.