Kryeministri Hristijan Mickoski u shpreh se është gjetur mënyra e shpërndarjes së 250 milionë eurove për projektet kapitale të komunave.
“Premtuam zhvillim për komunat dhe tani e realizojmë përmes sigurimit të 250 milionë eurove për zhvillim infrastrukturor”, tha Mickoski.
Ai shtoi se ka pasur takim me ministren e financave Gordana Dimitrieska dhe me ministrin e Vetëqeverisjes Lokale, Zlatko Perinski nga ku u vërtetua mënyra e shpërndarjes së këtyre mjeteve për komunat.
“Pas rebalancit dhe vendimit të Qeverisë në fund të muajit të ardhshëm, Ministria e Vetëqeverisjes Lokale do të shpallë thirrje për të gjitha komunat të aplikojnë për këto mjete. Mjetet do të jenë për investime kapitale duke përfshirë shkolla, çerdhe, ujësjellës, kanalizim dhe infrastrukturë rrugore”, tha Mickoski.