Kryeministri Hristijan Mickoski thekson se është i gatshëm në çdo kohë të bisedojë me cilindo aktor politik që ka ndonjë ide që çon në pajtim kombëtar për interesat strategjike të shtetit
Mickoski thekson se është mirë që ideja e një strategjie të përbashkët, të cilën ai vetë e bëri thirrje, dhe më pas partneri i koalicionit “ZNAM” përmes Platformës së propozuar, por edhe lideri i opozitës Venko Filipçe duke propozuar një strategji ndërpartiake, është gjithnjë e më e pranishme dhe e vendosur në publik.
Ai në intervistën e Vitit të Ri për MIA-në, tha se deri më tani nuk ka komunikuar konkretisht me Filipçen për këtë temë, por, siç ka treguar, kanë takime të shpeshta dhe shkëmbejnë ide, ngjashëm si me politikanë të tjerë në Kuvend.
“Ju kujtoj se në fjalimin tim që më 23 tetor – Dita e Organizatës së Brendshme Revolucionare Maqedonase, kam bërë thirrje për këtë lloj bashkimi që do të kulmojë me bashkëpunimin e përbashkët të aktorëve politikë dhe Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë të krijojmë një strategji afatgjatë për disa dekada përpara, në mënyrë që të dimë se çfarë duhet të bëjmë dhe çka do të synojmë si vend. Është mirë që kjo është gjithnjë e më e pranishme në opinion, është mirë që zë një themel, ka rrënjën e vet dhe është mirë që të ketë debate të tilla në të cilat do të kemi bashkim kombëtar dhe e mirëpres atë. Natyrisht, unë jam gjithmonë i gatshëm të bisedoj me këdo që ka ndonjë ide apo propozim që nënkupton pajtim kombëtar, që të mos i kemi ato dallime të përditshme politike”, theksoi Mickoski.