Kryeministri Hristijan Mickoski është në vizitë dyditore në Serbi me rastin e Panairit ndërkombëtar të verës, ushqimit, rakisë dhe turizmit “Vizioni i Verës së Ballkanit të Hapur”. Në kuadër të kësaj vizite zhvilloi takime me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin Millosh Vuçeviq, transmeton TV21.
Sipas informacioneve, Vuçiq dhe Mickoski kanë biseduar për projekte ekonomike dhe infrastrukturore, me theks të veçantë për ndërtimin e hekurudhës Budapest-Beograd-Shkup-Athinë-Pire që do të lidhë Europën Jugore dhe Qendrore. Temë e bisedës ishte përmirësimi i tregtisë dhe bashkëpunimi në fushën e energjisë.