Trendy

Mickoski për kërcënimet nga 39-vjeçari nga Çerkezi: Nëse nuk do të reagonin institucionet, do të dija se si ta zgjidh këtë çështje

Para 4 orë

Kryeministri Hristijan Mickoski ka konfirmuar se ai dhe familja e tij kanë marrë kërcënime në rrjetet sociale dhe tha se pret që institucionet përkatëse ta zgjidhin rastin. Ai thotë se nëse nuk do të ishte kryeministër, do të dinte si ta zgjidhte problemin. Mickoski tha se pret që institucionet përkatëse ta kryejnë punën e tyre më tej.

“Dje kuptova për kërcënimet që u shkruan në rrjetet sociale nga ky person, se isha një derr dhe se do të më therte në shesh dhe do të më shante mua dhe familjen time. Unë jam institucion, nëse nuk do të isha, e di se si do të zgjidheshinn këto gjëra. Supozoj se institucionet kanë marrë përsipër përgjegjësitë e tyre. Personi është siguruar nëpërmjet Ministrisë së Brendshme dhe shpresoj që sistemi gjyqësor do të vazhdojë ta zbatojë këtë.”, ka deklaruar Mickoski.

Trending