Maqedoni

Mickoski porosi Ahmetit: Reformoje BDI-në, do t’ju ndihmojmë të pastroheni nga kriminelët! Duhet të tregosh se e respekton Maqedoninë!

Autori

Autori

Portali Tetova

October 6, 2024, 03:10

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në konventën e partisë ka dërguar disa porosi deri te lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.

E ka porositur që të reformohet dhe ta pastrojë partinë nga siç thotë, kriminelët dhe për këtë i ka ofruar edhe ndihmën e tij.

Mickoski e ka përmendur edhe Zajazin në Kërçovë dhe shpërnguljen masive me të cilën po përballet ky fshat nga ku vjen Ahmeti.

E ka pyetur se kush mban përgjegjësi dhe ka bërë të ditur se në 20 vitet e fundit, nga vendi janë shpërngulur mbi 100 mijë shqiptarë.

“Do t’i drejtohem edhe Ali Ahmetit, por jo ashtu siç m’u drejtua, jo shumë kohë më parë. Reformo partinë. Një BDI e reformuar është e rëndësishme për atdheun. Pastroni kriminelët nga radhët tuaja, ne do t’ju ndihmojmë për këtë. Më beso ne do t’ju ndihmojmë. Ky është atdheu ynë i përbashkët. E shihni sa shumë shqiptarë shpërngulen çdo ditë? Shtëpitë në Zajazin tënd janë bosh. Në vend që të mbusheni me njerëz, me fqinjët, të afërmit, miqtë tuaj. Në 20 vjet më shumë se 100 mijë shqiptarë emigruan nga vendi. E kujt është përgjegjësia? Nuk kam kohë për përplasje publike dhe për të sulmuar njëri-tjetrin përmes publikut dhe për të nxitur tensionet. Unë kam punë më të zgjuar se kjo. E di që ju shkon të hyni ndonjëherë në konflikte me VMRO-DPMNE-në, por kjo është politikë e përditshme mendjengushtë, kalojeni. Jepni, kontribuoni me projekte, propozime dhe ju premtoj se do të pranojmë gjithçka që do të thotë përparim dhe zhvillim i vendit. Nuk është mirë të nisësh çështjet etnike sa herë që je në opozitë dhe kur je në pushtet të bëhesh parti e gjelbër. Shqiptarët në vend jetojnë keq, është e pamohueshme që disa nga shqiptarët e respektojnë Ahmetin, pse ai është ashtu siç ka qenë në 20 vitet e fundit. Po pse të mos e meritojë respektin edhe nga maqedonasit? U treguat vizionar për disa gjëra, por duhet treguar edhe vizionar përmes projekteve, ideve, konkurrencës së vizioneve. Ju duhet të tregoni se e respektoni Maqedoninë. Pajtoni, ju jeni opozita dhe disa nga bashkëpunëtorët tuaj më të afërt duhet të jenë të vetëdijshëm për atë që po bënin. Dhe për atë që ata bënë, ekziston një institut që quhet “përgjegjësi”. Unë ju premtova dhe ju premtoj se do t’ju ndihmojmë të pastroni BDI-në nga struktura të tilla kriminale”, tha Mickoski.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_1466
Shkëndija ankohet për duelin me Sileksin, pyet publikisht çfarë ka Stavrevi kundër tyre?
IMG_1455
Jasir Asani sërish i siguron fitoren e skuadrës së tij
IMG_1267
Lajm tragjik në Gostivar: Fëmija 6 vjeçar sëmuret gjatë stërvitjes së futbollit dhe ndërron jetë
IMG_0860
Albina Drazhi, argjend në mundje: Synoj medalje në Europian dhe Botëror
IMG_0812
Jasir Asani vazhdon me gola në Champions League, shënon një tjetër gol për Gwangju FC

Më shumë nga kategoria

IMG_0860
Albina Drazhi, argjend në mundje: Synoj medalje në Europian dhe Botëror
IMG_0812
Jasir Asani vazhdon me gola në Champions League, shënon një tjetër gol për Gwangju FC
IMG_0606
Shkëndija e “shkel” Vardarin, fiton 4-0
IMG_0576
Luani, krenar me Ardianin – hyri në ring dhe e përqafoi
IMG_1549
Fshati Bojanë, kultivuesit e prodhimeve bujqësore, të paktë
IMG_1547
Maqedonia do të dërgojë ekipe për ndihmë në Bosnjë e Hercegovinë
IMG_1531
Halil Kastrati: Shkupi ka më së shumti nevojë për ta ndihmuar, por mungojnë trualle!
IMG_1523
Mickoski porosi Ahmetit: Reformoje BDI-në, do t’ju ndihmojmë të pastroheni nga kriminelët! Duhet të tregosh se e respekton Maqedoninë!
IMG_1517
Elfete Ismaili u zgjodh kryetare e Asamblesë së Gruas të Aleancës për Shqiptarët
Sign of a waiting taxi
Një çift nga Australia “rrjepet” nga një taksist në Shkup, u ka marrë para vetë nga kuleta e tyre aq sa ka dashur

DIASPORA