Trendy

Mickoski: Shqiptarët u gënjyen nga Ligji për Gjuhët, Komisioni i Venecias e konfirmon

Para 59 minuta

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, deklaroi se Ligji për Përdorimin e Gjuhëve nuk mund të zbatohet automatikisht në sistemin gjyqësor, pasi sipas tij ekziston një dallim juridik mes këtij ligji dhe Ligjit për Sistemin Gjyqësor.

Duke folur në emisionin “N’Podium” në Ora24.tv, Mickoski tha se Ligji për Gjuhët konsiderohet ligj i përgjithshëm (lex generalis), ndërsa Ligji për Sistemin Gjyqësor është ligj i veçantë (lex specialis), prandaj sipas tij nuk mund të harmonizohen automatikisht.

“Ligji për Gjuhët është një ligj i përgjithshëm – lex generalis, ndërsa Ligji për Sistemin Gjyqësor është ligj i veçantë – lex specialis. Nuk mund të sinkronizohet automatikisht një ligj i veçantë me një ligj të përgjithshëm”, deklaroi Mickoski.

Ai gjithashtu tha se sipas tij, kur është miratuar Ligji për Gjuhët, qytetarëve shqiptarë u janë krijuar pritje që nuk përputhen me rekomandimet e institucioneve ndërkombëtare.

Mickoski iu referua edhe opinionit të Komisionit të Venecias, duke thënë se në të theksohet se dygjuhësia nuk duhet të zbatohet në sistemin gjyqësor.

Sipas tij, kjo çështje aktualisht është edhe pjesë e shqyrtimit në Gjykatën Kushtetuese.

Ai shtoi se opinioni i Komisionit të Venecias është i qartë në këtë drejtim dhe se pikërisht kjo ka hapur debatet aktuale rreth zbatimit të Ligjit për Gjuhët në gjyqësor./Ora24.tv

https://www.facebook.com/reel/1288217749900915

Trending