Nuk ka vend për shqetësim, situata është plotësisht nën kontroll. Ka furnizime me karburant dhe nevojat për naftë janë përmbushur plotësisht, njoftoi kryeministri Hristijan Mickoski pas takimit me përfaqësues të industrisë së naftës në vend, me të cilët diskutoi për situatën aktuale me derivatet e naftës.
“Diskutuam situatën aktuale me derivatet e naftës, duke marrë parasysh krizën në Lindjen e Mesme dhe sfidat globale në këtë industri. Konkluduam se nuk ka vend për shqetësim dhe se situata është plotësisht nën kontroll. Furnizime me karburant ka dhe nevojat për naftë janë përmbushur plotësisht”, njoftoi kryeministri në Fejsbuk.
Në një postim në profilin e tij në Fejsbuk, kryeministri Mickoski shkroi se situata do të vazhdojë të monitorohet me zgjuarsi.
“Ne do të vazhdojmë ta monitorojmë nga afër situatën dhe do të reagojmë në varësi të nevojave reale”, shtoi kryeministri.










