Bota

Mijëra të evakuuar nga tajfuni “Krathon” në Tajvan

Autori

Autori

Portali Tetova

October 3, 2024, 01:10

Tajfuni “Krathon” goditi qytetin port të Kaohsiung në Tajvanin jugperëndimor duke sjellë shira dhe erëra të forta. Shumë pemë janë rrëzuar dhe rrugët janë përmbytur, duke bërë që të mbyllen shkolla ​​dhe biznese.

Dy persona raportohen të vdekur dhe mbi 200 janë plagosur. Autoritetet i kanë bërë thirrje qytetarëve që të mos dalin nga shtëpitë.

Të gjitha qytetet dhe qarqet në Tajvan janë mbyllur. Ministria e Brendshme tha se rreth 10,000 njerëz ishin evakuuar nga zonat e rrezikuara si masë paraprake. Ndërsa janë anuluar fluturimet e brendshme dhe të shumta ndërkombëtare. Deri tani raportohet se gati 23,000 familje në tre rajone janë prekur nga stuhia.

Më shumë se 40,000 ushtarë tajvanezë janë vendosur në gatishmëri në pjesë të ndryshme të ishullit për të ndihmuar në evakuimin dhe përpjekjet e shpëtimit të njerëzve në rast se ata mbetën të bllokuar në shtëpitë e tyre.

Si fillim tajfuni goditi ishujt verior të Filipineve, ku katër persona humbën jetën dhe të paktën 5,000 u evakuuan. “Krathon” është tajfuni i dytë që përfshin Tajvanijn këtë vit, pasi tajfuni Gaemi goditi ishullin në Korrik, ku humbën jetën 11 njerëz.

Klan News

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_0860
Albina Drazhi, argjend në mundje: Synoj medalje në Europian dhe Botëror
IMG_0812
Jasir Asani vazhdon me gola në Champions League, shënon një tjetër gol për Gwangju FC
IMG_0606
Shkëndija e “shkel” Vardarin, fiton 4-0
IMG_0576
Luani, krenar me Ardianin – hyri në ring dhe e përqafoi
wqfqfwqfwq
Bashkëpunimi i FSHF-së me Serbinë, reagojnë Dardanët: Turpi do të jetojë përjetë, Kosova nuk do ta falë

Më shumë nga kategoria

IMG_0576
Luani, krenar me Ardianin – hyri në ring dhe e përqafoi
wqfqfwqfwq
Bashkëpunimi i FSHF-së me Serbinë, reagojnë Dardanët: Turpi do të jetojë përjetë, Kosova nuk do ta falë
Balotelli-derby-della-madonina-780x439-1
Balotelli parashikon rezultatin e Derby della Madonnina
Champions-League-cup-2
Manchester City – Inter, derbi i Championsit sonte
IMG_1162
Në Aeroportin e Shkupit një personit nga Mali i Zi i kapen një karikator dhe disa plumba, është arrestuar nga policia
IMG_1161
Zveçan, vendosen tabela informuese në gjuhën shqipe, atë serbe dhe angleze
Burg
Arrestohet shkupjani që kishte ikur nga burgu i Kumanovës
IMG_1154
Kërkohen barinj në Turqi – do të habiteni nga paga që ofrohet!
MPB: Tentim vrasja në Çair, paraburgim për 36-vjeçarin nga Shkupi - 1
Tre mjekë kanë humbur jetën nga djegia e dy automjeteve në rrugën Manastir-Prilep
IMG_1141
Mijëra të evakuuar nga tajfuni “Krathon” në Tajvan

DIASPORA