Trendy

Milanoviq shprehet hapur: Nuk bashkëpunojmë me Izraelin, ai po e armatos Serbinë

Para 1 orë

Presidenti kroat Zoran Milanoviq ka bërë një paralajmërim të ashpër të disa zyrtarë të qeverisë kroate, të cilët spekulohet se po punojnë me zyrtarët izraelitë për të blerë të ashtuquajturin “Llastiku i Davidit”, një sistem modern mbrojtjeje që përdoret për të kapur dhe shkatërruar raketa dhe predha në ajër, para se të godasin objektivat në tokë. Duke folur sot në një konferencë të përbashkët me presidenten e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, presidenti kroat deklaroi se e ka urdhëruar ushtrinë kroate që të ndërpresë bashkëpunimin me izraelitët për këtë projekt. “Ky është një paralajmërim – mos e bëni. Asnjë ushtar kroat nuk do të marrë pjesë në të”, deklaroi Milanoviq.

 

ZORAN MILANOVIQ, PRESIDENT I KROACISË

“Filloi një vit më parë kur një raketë me një rreze veprimi prej 300 kilometrash iu shqi Serbisë nga Izraeli. Është një armë edhe më ofensive sesa ajo që kinse kinezët ua shitën serbëve. Ndoshta ministri zynë i mbrojtjes duhet t’i pyesë miqtë e tij në Tel Aviv – pse ia shitët Serbisë këtë raketë. Pra, Izraeli po armatos në mënyrë aktive një vend që si kryeministri Plenkoviq ashtu edhe Ministri e quajnë armik. A shohin ata ndonjë mospërputhje në këtë”.

Presidenti kroat ishte i qartë në qëndrimin e tij. “Sa i përket sistemit të ashtuquajtur “llastiku i Davidit”, nuk do ta marrim edhe nëse është i fundit në botë, gjë që nuk është, pra është i zëvendësueshëm”.

Presidenti Milanoviq kritikoi për faktin se ministri kroat i Mbrojtjes po negocion me izraelitët në të njëjtën kohë kur Izraeli po armatos Serbinë, vend që cilësohet si kërcënim për sigurinë e Kroacisë. /SHENJA/

Trending