Miliarderi venezuelian Alejandro Betancourt, i hetuar më parë në SHBA për një skemë të dyshuar pastrimi parash, është shndërruar në një partner kyç të Washingtonit në sektorin e naftës në Venezuelë.
Sipas Reuters, Pentagoni ka marrë një pjesë prej 35% në kompaninë e tij North American Blue Energy Partners (NABEP), ndërsa Departamenti i Shtetit do të ketë të drejtën të blejë një pjesë të naftës së kompanisë me çmim kostoje dhe akses preferencial në pjesën tjetër të prodhimit.
Betancourt kishte qenë objekt hetimesh në SHBA, Spanjë dhe Zvicër, lidhur me dyshime për pastrim parash dhe përvetësim të më shumë se 1 miliard dollarëve nga kompania shtetërore venezueliane PDVSA.
Ai nuk është akuzuar apo dënuar në këto raste.
Megjithatë, biznesmeni është bërë një ndërmjetës i rëndësishëm mes Uashingtonit dhe Karakasit. Sipas burimeve të Reuters, ai ka ndihmuar në negociatat për eksportet e naftës dhe në marrëveshje që deri në fund të gushtit kanë mundësuar eksportimin e mbi 135 milionë fuçive naftë dhe karburant.