Trendy

Minçev: Pagat s’do të ulen, do të ketë barazi! Kuvendi miratoi pakon reformuese të ligjeve për administratë

Para 5 muaj

Kuvendi miratoi tre ligjet kryesore, Ligjin për nëpunësit administrativë, Ligjin për punonjësit në sektorin publik dhe ligjin për zhvillimin profesional dhe trajnimin e nëpunësve administrativ.

Ligjin për Shërbimin e Menaxhimit të Lartë, Ligji për Organizimin dhe Punën e Organeve të Administratës Shtetërore dhe Ligji për Krijimin e një Sistemi Pagash në Sektorin Publik, ministri i Administratës Publike, Goran Minçev, e quan paketë e re e ligjeve reformuese.

“Këto ligje do të sjellin strukturë, stabilitet dhe parashikueshmëri shtesë në menaxhimin e administratës publike, do të sigurojnë llogaridhënie më të madhe të stafit drejtues dhe do të kontribuojnë në një sistem pagash të drejtë dhe të qëndrueshëm bazuar në parimin “punë e barabartë – pagë e barabartë””, tha Goran Minçev, Ministër i Administratës Publike.

I pyetur se a do të ulen pagat në sektorin publik, Minçev siguroi që nuk do të ulen, mirëpo shton se ekzistojnë punonjës të cilët marrin pagë rreth 80-100% më të lartë se punonjësit e tjerë në të njëjtën pozitë. Ai tha se me këto reforma të ligjeve do të ndalojnë procesin e rritjes së pavarur të pagave, me qëllim që ato të cilët marrin më shumë t’i ndalin dhe ato të cilët marrin më pak t’u rritet paga.

“U siguroj me përgjegjësi që pagat nuk do të ulen. Për hir të së vërtetës, duhet të jemi të sinqertë për një gjë. Po flasim për organe rregullatore dhe për disa shërbime të institucioneve të caktuara që e quajnë veten të pavarura, gjë që është e vërtetë. Po flasim për një numër prej rreth 1,500 punonjësish, të cilët marrin secili 40-60% më shumë pagë se 115,000 punonjësit e tjerë në sektorin publik”, pohoi Goran Minçev, Ministër I Administratës Publike.

Minçev u zotua se ministria mbetet e përkushtuar për zbatimin e ligjeve të reja, me përgatitjen e akteve nënligjore dhe mbështetjen e vazhdueshme për procesin e ndërtimit të një administrate publike sipas standardeve evropiane.

Trending