Trendy

Ministri Aliu: Ligji anti-duhan do të hyjë në procedurë qeveritare pas të hënës

Para 1 orë

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu në intervistën për Alsat-M, lidhur me Ligjin për mbrojtje nga duhani ka paralajmëruar se i njëjti do të hyjë në procedurë qeveritare pas ditës së hënë dhe se nesër kanë takimin e fundit me të gjitha palët e involvuara.

“Ligji anti-duhan do të hyjë në procedurë qeveritare pas ditës së hënë, pasi ideja ka qenë që ligji të krijohet jo vetëm nga Ministria e Shëndetësisë, por nga gjitha palët me qëllim mos ngelë vetëm në letër, por të implementohet”, ka thënë Aliu.

Këtu, sipas tij, janë të kyçur 15 institucione me qëllim implementimi i ligjit të realizohet dhe pas kalimit në Kuvend, siç tha, do ketë haoa konkret.

“Nesër kemi konferencë shtypi bashkë me kryeministrin dhe stakeholderët dhe pas kësaj pritet që propozimi të kalojë në qeveri dhe Kuvend”, ka thënë ministri Aliu.

Trending