Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, ka njoftuar se sot do të jetë në Gostivar me iniciativën “Kabineti Mobil”, për t’u takuar drejtpërdrejt me qytetarët.
Takimi do të mbahet nga ora 14:15 deri në 15:15 në ambientet e Spitalit të Gostivarit, ku ministri dhe ekipi i tij do të zhvillojnë biseda të hapura, do të dëgjojnë shqetësimet e qytetarëve dhe do të diskutojnë ide e zgjidhje për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore.
“Çdo qytetar që ka një shqetësim, sot mund ta ndajë hapur, pa ndërmjetës, me respekt dhe mirëkuptim”, ka bërë të ditur ministri Aliu.










