Ministri i Ekonomise, Besar Durmishi ka pritur sot ne takim pune ambasadorin e Republikës së Francës në Republikën e Maqedonisë së Veriut E.T. Siril Bomgartner.
”Prita sot në një takim pune ambasadorin e Republikës së Francës🇫🇷 në Republikën e Maqedonisë së Veriut E.T. Siril Bomgartner.
Në këtë takim theksova se bashkëpunimi ekonomik midis Maqedonisë së Veriut dhe Francës është i shkëlqyeshëm dhe intensiv, ndërsa mbështetja që Franca i jep vendit tonë është me rëndësi të madhe për integrimin e vendit në strukturat euroatlantike. U dakorduam që të thellojmë bashkëpunimin e ndërsjellë në disa fusha, më konkretisht në fushën e investimeve nga kompanitë e interesuara franceze, angazhim në ndërtimin e objekteve kapitale në fushën e energjetikës dhe për të rritur numrin e turistëve nga Franca në vendin tonë dhe anasjelltas.
☺️Për në fund, falënderova ambasadorin për mbështetjen që Republika e Francës ia jep vazhdimisht Republikës së Maqedonisë së Veriut, e veçanërisht Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës” – shkruan Durmishi. /tetova1/