Trendy

Ministria e Financave deri më tani ka kthyer rreth 20 milion euro tatim solidar ndaj 119 kompanive

Para 3 orë

Ministria e Financave deri më tani ka kthyer rreth 20 milion euro tatim solidar ndaj 119 kompanive, të cilat kanë paguar fonde në buxhet në përputhje me Ligjin e Tatimit Solidar.

Bëhet fjalë për kompanitë të cilat gjatë vitit 2023 kanë paguar në buxhet 3 miliardë denarë në përputhje me zgjidhjen ligjore të miratuar në Kuvend, ndërsa pas shfuqizimit të ligjit nga Gjykata Kushtetuese, shteti kishte detyrim t’i kthejë paratë.

Në bashkëpunim me kompanitë, u përcaktua që kthimi bëhet në dy pjesë, me realizim në muajin mars 2026 dhe mars 2027./Alsat.mk.

Trending