Trendy

Misteri i Marrëveshjes së Ohrit: 20 vite në hije (DOKUMENTE)

Para 8 muaj

Për gati dy dekada, origjinali i Marrëveshjes së Ohrit – dokumenti që i dha fund konfliktit të armatosur të vitit 2001 mes shqiptarëve dhe maqedonasve – ishte zhdukur nga institucionet e Maqedonisë. As Presidenti i atëhershëm, as Arkivi Shtetëror nuk e kishin në dosjet e tyre. Ligji kërkonte që origjinali, i shkruar në anglisht, të ruhej në Arkivin e Shtetit. Por Arkivi deklaronte se kurrë nuk ia kishin dorëzuar.

Vetëm në vitin 2021, pas dy dekadash mister, dokumenti u “shfaq” papritur. Ishte zëvendëskryeministri për çështje të komuniteteve, Artan Grubi, ai që ia dorëzoi Arkivit Shtetëror, ndërsa drejtori i asaj kohe, Emil Krsteski, nënshkroi procesverbalin e pranim-dorëzimit.

Ky dokument historik mban nënshkrimet e presidentit të ndjerë Boris Trajkovski, ish-kryeministrit Lubço Gjeorgjievski, liderëve të atëhershëm të LSDM-së, Branko Cërvenkovski, të PPD-së, Imer Imeri dhe të PDSH-së, Arbën Xhaferi. Si dëshmitarë, janë shënuar edhe ndërmjetësuesit ndërkombëtarë Fransoa Leotar dhe Xhejms Perdju.

Marrëveshja, që për një brez të tërë u bë themel i paqes, për dy dekada jetoi në hije – derisa u rikthye aty ku e kishte vendin: në arkivën e kujtesës shtetërore.

230712291 10157856667781010 4223407250628431424 n
231792116 10157856667811010 143110790524879944 n

Trending