Për shkak të mjegullës së dendur, mëngjesin e sotëm aeroporti i Shkupit ka mbetur pa aterime të aeroplanëve, përcjell TV21. Deri më tani janë riorientuar fluturimet nga Stambolli, Vjena, Bazeli, Brukseli dhe Dortmundi, pra të gjithë avionët që është dashur të mbërrijnë. Sipas të dhënave nga stacionet meteorologjike, në aeroport dukshmëria varion nga 250 deri në 300 metra.
Pas festave të Vitit të Ri, aeroporti ka një rritje të numrit të pasagjerëve që nisen, por mjegulla e komplikon situatën. Mbrëmë për shkak të kushteve të ngjashme është mbyllur edhe aeroporti i Prishtinës, gjë që ka sjellë riorientim të disa fluturimeve drejt Shkupit. Edhe pse avionët që ateruan mbrëmë fluturuan mëngjesin e sotëm, mjegulla nuk i lejon ata të kthehen në bazë, andaj janë riorinetuar drejt destinacioneve të tjera./tv21.tv