Më 18.02.2025, rreth orës 17:30, një grua 79-vjeçare nga Shkupi raportoi në SPB Shkup se ishte mashtruar nga një person për shumën prej 216.949 denarësh dhe stoli ari. Sipas dëshmisë së saj, një person e kishte telefonuar duke u prezantuar si mjek nga Republika e Bullgarisë, i cili punon edhe në një spital në Shkup. Ai i kishte thënë se vajza e saj ishte lënduar në një aksident trafiku dhe kishte nevojë për një operacion urgjent, ku do t’i vendoseshin vida të arta në këmbë, për të cilat duhej të paguhej një shumë e caktuar.
Sipas denoncimit, gruaja ia kishte dorëzuar paratë dhe bizhuteritë një personi në një vend të caktuar, por kur ishte kthyer në shtëpi dhe kishte parë vajzën e saj, e kishte kuptuar se ishte mashtruar. Autoritetet po ndërmarrin masa për zbardhjen e rastit.