Trendy

Mjeku nga Bërvenica e Tetovës dyshohet për vrasjen të një 76-vjeçari në Ohër

Para 2 orë

Një mjek që ka punuar në klinikën KARIL në Shkup është arrestuar dje dhe dyshohet se ka kryer vrasjen e 76-vjeçarit K.M. në Ohër, mësohet nga burime jozyrtare.

Sipas autoriteteve, dje në orën 17:20 në fshatin Bërvenicë të rajonit të Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë, duke vepruar sipas një urdhër-arresti të lëshuar nga SPB Ohër, kanë arrestuar personin me inicialet Zh.G. (53), i dyshuar për veprën penale “vrasje” sipas nenit 123 të Kodit Penal.

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se rasti është zbardhur me shpejtësi dhe i dyshuari është privuar nga liria.

Sot në orën 08:24 në SPB Ohër është raportuar se në shtëpinë familjare në rrugën “Nada Fileva” në Ohër është gjetur pa shenja jete 76-vjeçari K.M.

Në vendin e ngjarjes është kryer ekspertizë nga prokurori publik dhe ekipet policore, ndërsa mjeku i ndihmës së shpejtë ka konstatuar vdekjen. Me urdhër të prokurorit, trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi.

Pas zbardhjes së plotë të rastit, ndaj të dyshuarit do të ngrihet kallëzim përkatës penal.

Trending