Trendy

Mjeku Valon Xhelili zgjidhet kryetar i nëndegës së BDI-së Përshefcë

Para 2 orë

Mbrëmë në një mbledhje të struktuarve të BDI-së në fshatin Përshefcë, mjeku Valon Xhelili është zgjedhur kryetar I nëndegës së BDI-së në këtë fshat, informon “tetova1”.

“Sonte kemi kënaqësinë të shprehim mirënjohjen tonë të sinqertë për Dr. Valon Xhelilin për pranimin e përgjegjësisë, kryetar i nëndegës së f. Përshefcë – Dega e Tearcës.

Pranimi i kësaj detyre dëshmon përkushtimin, seriozitetin dhe gatishmërinë e tij për të udhëhequr me vizion dhe përgjegjësi.

Ne besojmë se me energjinë, profesionalizmin dhe angazhimin e tij, nëndega e Përshefcës do të forcohet edhe më shumë dhe do të arrijë suksese të reja.

Në emër të Degës së Tearcës, ju falënderojmë dhe ju urojmë shumë suksese në këtë rrugëtim të ri. Do ta keni gjithmonë mbështetjen tone”, thuhet në komunikatën e degës së BDI-Tearcë. /tetova1/

Trending