Trendy

MMPT: Saubermarcher rrit çmimet për 30% të shërbimeve!

Para 1 orë

MMPT: Saubermarcher rrit çmimet për 30% të shërbimeve

Rreziku për të cilin kemi paralajmëruar, tani po ndodh. Në mbledhjen e radhës të Këshillit, e cila do të mbahet ditën e hënë, më 27.04.2026, si pika e 20 e rendit të ditës, nga udhëheqësia komunale është pranuar propozimi i Saubermacher për çmimore të re që do të rrit ndjeshëm çmimin e shërbimit për grumbullimin e mbeturinave si për persona fizik dhe ato juridik.

Sipas propozimit të rendit të ditës dhe materialit që kemi pranuar, parashihet që shërbimet nga “Saubermacher” të rriten 30% për amvisëritë (shtëpitë dhe banesat) dhe 50 deri 100% për bizneset, me çka dëmtohet drejtpërdrejtë buxheti i tetovarëve.

Ky është rreziku që i kanoset qytetarëve kur komuna lidh marrëveshje për Partneritet Publiko-Privat. Privati gjithmonë ka interes përfitimin financiar, ndërsa komuna, e cila nuk është e aftë të ofrojë shërbimet e duhura dhe të jetë në shërbim të qytetarëve, i ikën përgjegjësisë duke lidhur marrëveshje të dëmshme që zhvasin banorët e Tetovës.

E hëna do të tregojë se kë do e mbrojnë këshilltarët komunal, interesin e qytetarëve që ua dhanë votën për ti përfaqësuar apo biznes interesat që lidhen ngushtë me klane partiake.

U bëjmë thirrje të gjithë këshilltarëve të Komunës së Tetovës të mos lejojnë rritjen e çmimit të shërbimeve nga Saubermacher, e cila godet direkt xhepin e qytetarëve, që periudhën e fundit është tepër e rënduar nga shtrenjtimet e përditshme.

Trending