Trendy

Momente ankthi e tmerri në ajër, turbulenca, breshër dhe rrufe! Avioni përplaset me zogj, pasagjerët bërtasin të frikësuar

Para 10 muaj

Pasagjerët e një fluturimi nga Nju Delhi për në qytetin e Srinagarit në Indi përjetuan momente tmerri, pasi fillimisht pati turbulenca, më pas aeroplani u përball me një stuhi breshëri dhe në fund kabina e tij pësoi dëme serioze pas përplasjes me një zog.

Videot nga brenda aeroplanit tregojnë pasagjerët duke bërtitur ndërsa qielli ndriçohet nga shkëndijat e rrufeve.

Pavarësisht aventurës së fluturimit dhe dëmtimit serioz në kabinën e avionit që e detyroi pilotin të bënte një ulje emergjente, asnjë nga 227 personat në bord nuk u lëndua.

“Ishte tmerruese dhe jam ende në shok”, tha një pasagjer në aeroplan. “I shpëtuam rrëzimit, urime pilotit që e uli avionin shëndoshë e mire”, tha një i dytë.

Pas uljes, avioni është vendosur në kategorinë AOG (Avion në Tokë) për t’iu nënshtruar inspektimeve dhe riparimeve të dëmeve.

Trending