Trendy

Monika Saliu vajza e Aziz Salihut reagon me zemërim: ‘Babai im është gjallë, turp për shpifjet

Para 8 muaj

Monika Salihu, vajza e legjendës së boksit kosovar Aziz Salihu, ka reaguar publikisht pas përhapjes së lajmeve të rreme për vdekjen e të atit. Përmes një postimi emocional në rrjetet sociale, ajo i ka quajtur shpifje dhe turp përhapjen e këtij lajmi të pavërtetë.

“Ishalla po ia zgjatni ymrin babës tem. Është gënjeshtër se nuk ka vdekur. Ju mbuloftë Zoti me turp. Çka me ju thonë tjetër?”, ka shkruar Monika, duke theksuar se babai i saj është gjallë dhe mirë me shëndet.

Aziz Salihu, i njohur si një nga sportistët më të shquar të Kosovës, mbetet një figurë e respektuar në historinë e boksit shqiptar, ndërsa familja e tij ka bërë thirrje që të ndalen spekulimet e tilla të dëmshme.

Trending