Një tentativë e hapur për të korruptuar policinë është shënuar në mesditën e 11 korrikut 2025 në rrugën magjistrale Kërçovë-Gostivar, në vendin e njohur si “Gorica”. Sipas njoftimit zyrtar nga SPB Kërçovë, rreth orës 15:45, zyrtarët e Stacionit Policor për Siguri në Trafikun Rrugor arrestuan shtetasin shqiptar S.M. (51), pasi ky i fundit u kishte ofruar para si ryshfet me qëllim që të shmangte masat zyrtare ndaj tij.
Policia ka reaguar menjëherë, duke dokumentuar rastin dhe duke ngritur kallëzim penal ndaj të dyshuarit, i cili do të përballet me drejtësinë në Prokurorinë Themelore të Kërçovës. Sipas procedurës ligjore, S.M. pritet të dalë përballë gjykatësit të procedurës paraprake, ku do të përballet me akuzën për tentim korruptimi të zyrtarëve publikë.





