Sektori i Punëve të Brendshme Shkup ka ngritur kallëzim penal kundër S.E.(31) dhe H.E.(49), që të dy nga Shkupi për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerjen e veprës penale “tentativë për vrasje” kundër I.E.(28), B.E.(23) dhe J.B.(21), përcjell TV21.
Siç qëndron në buletinin e sotëm të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ata dyshohen se ka kryer veprën penale “tentativë për vrasje” dhe “bashkëkryerje”.
“Më datë 08.03.2024 në rajonin e Bit Pazarit, pas keqkuptimeve paraprake në komunikacion ndërmjet M.A. dhe të denoncuarit të pestë, J.B. të denoncuarit fizikisht kanë sulmuar të dëmtuarin, ku i denoncuari i parë S.E. me thikë i ka shkaktuar plagë në trup”, thuhet në njoftim.