Një incident ka ndodhur sot, ku reperi i njohur Moss Della dyshohet se ka sulmuar fizikisht gazetarin Burim Pacolli.
Pas ngjarjes, Moss Della ka reaguar përmes një statusi të gjatë në rrjetet sociale, ku ka folur për raportin mes artistëve dhe gazetarëve, duke theksuar se “gazetari profesionist nuk e merr personale punën që bën”.
Në reagimin e tij, ai shprehet se kritikat e vazhdueshme ndaj projekteve muzikore po kalojnë kufirin e profesionalizmit dhe po marrin ngjyrim personal.
“Kur dikush nuk është i gatshëm me bo një podcast ose intervistë, nuk do të thotë me fol keq pa ndal për punën e tjetrit”, shkruan ai, duke lënë të kuptohet se tensionet mes tyre kanë qenë të akumuluara prej kohësh.
Moss Della shton se kritika është e pranueshme kur është e balancuar, por sipas tij, kur bëhet në çdo projekt të ri, ajo kthehet në sulm personal.
Ngjarja ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale, ndërsa mbetet të shihet nëse do të ketë reagim zyrtar nga palët apo institucionet përkatëse lidhur me incidentin.











