Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje të herëpashershme lokale shiu. Në disa zona, reshjet do të jenë të rrëmbyeshme dhe më të dendura, të shoqëruara me bubullima dhe erë të përforcuar, njofton Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), përcjell tetova1
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 9 deri në 15 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 17 deri në 21 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje të herëpashershme shiu. Në disa pjesë të luginës, moti do të jetë i paqëndrueshëm, me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë.
Temperatura minimale në Shkup do të zbresë në 15 gradë Celsius, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 19 gradë./tetova1.mk











