Me datë 19.04.2025 në ora 12.15 në Policinë e Gostivarit, është raportuar se në rrugën magjistrale Gostivar-Kërçovë, një motoçikletë “Honda” me targa të Tetovës, e drejtuar nga G.I. (33) nga Shkupi, ka dalë nga rruga. Motoçiklisti ka pësuar lëndime të rënda nga aksidenti, të konfirmuara në Kompleksin Klinikë “Nënë Tereza”.
Inspektim është kryer nga ekipi inspektues i Departamentit të Punëve të Brendshme të Gostivarit.









