Trendy

MPB apelon: Kontrolloni vlefshmërinë dhe tërhiqni me kohë dokumentet tuaja personale

Para 1 orë

Në prag të sezonit veror dhe rritjes së lëvizjeve për shkak të pushimeve vjetore, Ministria e Punëve të Brendshme u ka bërë thirrje qytetarëve që sa më shpejt të tërheqin dokumentet personale të gatshme, me qëllim që të shmangen tollovitë dhe pritjet e gjata gjatë periudhës në vijim, përcjell tetova1

Nga MPB njoftojnë se shërbimet administrative aktualisht funksionojnë me ritëm të shtuar dhe organizim dukshëm më të mirë. Sipas institucionit, sistemi i ri i punës mundëson caktim më të shpejtë të termineve për fotografim, pritje më të shkurtra para sporteleve dhe përpunim në kohë të dokumenteve, në shumë raste edhe para afatit ligjor.

Autoritetet theksojnë se pikërisht tani është momenti i duhur që qytetarët të kontrollojnë vlefshmërinë e letërnjoftimeve, pasaportave dhe patentë shoferëve të tyre, sidomos para fluksit të pritshëm të kërkesave gjatë verës, kur tradicionalisht në vend vijnë edhe mërgimtarët nga diaspora.

“Me tërheqjen në kohë të dokumenteve të gatshme, çdo qytetar kontribuon që sistemi të vazhdojë të funksionojë pa pengesa dhe pa tollovi të panevojshme. Qëllimi është që shërbimet të mbeten të shpejta dhe të qasshme për të gjithë”, theksojnë nga Ministria.

Nga atje sigurojnë se shërbimet janë plotësisht të përgatitura për rritjen e vëllimit të punës, por apelojnë që qytetarët të mos presin momentin e fundit për të tërhequr apo rinovuar dokumentet./tetova1.mk

Trending