Në periudhën e fundit janë bërë të shpeshta mashtrimet lidhur me investimet në kriptovaluta, përmes të cilave qytetarët bëhen viktima të krimit kibernetik. Si Ministria e Punëve të Brendshme ashtu edhe bankat në vend apelojnë për kujdes gjatë përdorimit të shërbimeve bankare digjitale. Bankat paralajmërojnë në mënyrë specifike që të shmangin instalimin e softuerëve të panjohur nga palët e treta në pajisjet e përdorura për “electronic banking” si dhe të jenë veçanërisht të kujdesshme gjatë transaksioneve online, përkatësisht këshillojnë transferimin e fondeve vetëm në llogaritë që janë të njohura për to. Ministria e Brendshme për Alsat shprehet se në periudhën e kaluar tashmë kanë marrë disa denoncime nga qytetarët për këtë lloj mashtrimi.
“Sektori i Krimeve Kompjuterike ka marrë dhjetëra denoncime. Këta janë persona që ofrojnë shërbime të tregtimit të kriptovalutave. Këta individë reklamojnë me profile të rreme ose reklama të sponsorizuara, shpesh duke premtuar fitime të larta dhe të shpejta, duke arritur kështu të tërheqin viktima që kërkojnë mënyrë për të investuar. Disa nga qytetarët me të cilët biseduam janë të vetëdijshëm se investimi në kriptovaluta paraqet rrezik për të qenë potencialisht subjekt i mashtrimit – MPB
Ekspertët thonë se shumica e mashtrimeve ndodhin për shkak të hapjes së faqeve të pasigurta ose shkëmbimeve të pasigurta të investimeve të kriptovaluta, dhe megjithëse nuk ka pajisje specifike mbrojtëse, ka mënyra që mund të kontrolloni nëse investimi juaj është i sigurt.
“Mund t’i njihni faqet e internetit të pasigurta duke filluar me http, ato nuk kanë https, S është protokolli i sigurisë, kjo vlen edhe për bursat. Nëse bursa është në http, do të thotë se është e brendshme dhe ka komunikim që nuk është i sigurt përmes atij protokolli të internetit” P Martin Ivanovski, ekspert i IT-së.
Ndërkohë qytetarët janë të vetëdijshëm se duhet bërë kujdes.
“Unë personalisht jo, nuk kam rrezikuar të investoj në ato platforma, por njoh disa që kanë investuar, por kanë humbur shumë” – Qytetar
“Nuk kam investuar, nuk jam shumë i njohur me kriptovalutat kështu që nuk mund të komentoj shumë”- Qytetar.
Po, po, unë jam i interesuar për këtë, por duhet të jemi të kujdesshëm dhe t’i trajtojmë ato gjëra me kujdes.
Qytetarët këshillohen gjithashtu të mos hapin linqe dhe dokumente të dyshimta që nuk vijnë nga burime të njohura dhe të verifikuara, sepse mund të çojnë në faqe ku mund të jenë sërish objekt mashtrimi. /alsat.mk