Trendy

MPB jep detaje për ngjarjen e rëndë: Kështu djali ia mori jetën nënës së tij

Para 2 orë

Sot, zyrtarët policorë nga Departamenti i Punëve të Brendshme në Kavadar kanë privuar nga liria personin me iniciale I.R. (27 vjeç) nga Rosomani.

Ai është vetëparaqitur në Sektorin e Punëve të Brendshme në Veles, ku ka deklaruar se sot rreth orës 07:30, në shtëpinë e familjes, duke përdorur një mjet të mprehtë i ka shkaktuar plagë nënës së tij 54-vjeçare, e cila si pasojë e lëndimeve ka ndërruar jetë.

Vdekja është konstatuar nga mjeku i Ndihmës së Shpejtë në Kavadar.

​Këqyrjen e vendit të ngjarjes po e kryejnë prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike në Kavadar dhe ekipi i inspektimit nga DPB

Trending