Maqedoni

MPB me detaje për aksionin e sotëm lidhur me ‘Ndërmarrjen e Rrugëve shtetërore’

March 25, 2025, 03:03

Pas Prokurorisë Themelore Publike edhe Ministria e Punëve të Brendshme ka reaguar në lidhje me aksionin e sotëm në Shkup, Tetovë dhe Kërçovë.

Ministria e Punëve të Brendshme ka dorëzuar një kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike në Shkup kundër pesë personave fizikë dhe një personi juridik në lidhje me keqpërdorime në një prokurim publik për zgjedhjen e një kompanie për sigurimin fizik të 14 stacioneve të pagesës të Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore.

Kallëzimi penal është ngritur kundër XH.B. (54) nga Kërçova, E.R. (56) nga Tetova, E.L. (61) nga Tetova, M.B. (48) nga Shkupi dhe D.Z. (39) nga Tetova, si dhe kundër një subjekti juridik nga Kërçova.

Ndaj ish-menaxherit të kompanisë nga Kërçova dhe personit juridik është hapur hetim për veprën penale “Keqpërdorimi i procedurës për thirrje publike, dhënia e kontratës për prokurim publik ose partneritet publiko-privat” sipas nenit 275-v të Kodit Penal. Ndërsa për katër të tjerët – ish-drejtorin e ndërmarrjes, një nga nënshkruesit e kontratës dhe dy persona përgjegjës për kontrollin e realizimit të saj – po zhvillohet procedurë për vepra penale që përfshijnë keqpërdorimin e pozitës dhe autorizimeve zyrtare, si dhe falsifikimin e dokumenteve zyrtare.

Bëhet fjalë për një kontratë të prokurimit publik të lidhur më 08.08.2022, me të cilën menaxheri i agjencisë së sigurimit ishte i detyruar të kryente sigurim fizik të pandërprerë 24/7 për dy vite në të gjitha 14 stacionet e pagesës të Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore. Megjithëse sipas kontratës ishte i obliguar, ai nuk e përmbushi këtë detyrim dhe gjatë gjithë periudhës së kontratës sigurimi fizik është kryer vetëm pjesërisht, kryesisht vetëm në ndërrimin e parë, ndërkohë që ndaj autoritetit kontraktues kishte faturuar shërbime sikur sigurimi të ishte kryer 24/7 gjatë të gjithë periudhës së kontratës, deri në prishjen e saj.

Ish-drejtori i ndërmarrjes publike ishte i detyruar të kujdesej për ligjshmërinë e punës dhe zbatimin e rregulloreve, statutit dhe akteve të tjera, si dhe të kontrollonte nëse ekzekutimi i kontratës së prokurimit publik ishte në përputhje me kushtet e saj. Megjithatë, ai nuk e përmbushi këtë detyrim dhe nuk ushtroi mbikëqyrjen e duhur, edhe pse ishte në dijeni se sigurimi fizik kryhej vetëm pjesërisht.

Dy drejtues të departamentit të mbledhjes së tarifave të rrugës dhe kontrollit gjithashtu kishin për detyrë të monitoronin kontratën dhe zbatimin e saj, të kryenin kontrolle mbi ekzekutimin, të miratonin urdhërat e punës për shërbimin, dokumentet shoqëruese, të ndiqnin cilësinë e shërbimeve të kryera dhe të verifikonin faturat e paraqitura, si dhe të përgatisnin raporte për realizimin e plotë të kontratës. Ata nuk i kryen këto kontrolle në tërësi dhe, edhe pse e dinin se sigurimi po kryhej vetëm pjesërisht, kryesisht në ndërrimin e parë, ata megjithatë i nënshkruan kërkesat për miratim të pagesave.

Nënshkruesi i dytë i kontratës ishte në dijeni të specifikimeve të kërkuara, por pavarësisht kësaj, ai i miratoi kërkesat dhe miratimet për pagesë, pas së cilave miratoheshin faturat e paraqitura, të cilat më pas realizoheshin në favor të agjencisë së sigurimit.

Në këtë mënyrë, të dyshuarit e tjerë i mundësuan ekzekutuesit të prokurimit të përfitonte në mënyrë të paligjshme një shumë prej 46.918.079 denarësh, duke shkaktuar kështu një dëm të madh ndaj Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore.

Prokurori publik i ka dorëzuar Gjykatës Themelore Penale në Shkup një propozim për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin e parë, ndërsa për të tjerët janë propozuar masa sigurie’ thuhet në njoftimin e policisë.

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_9917
Maqedonia e nis me fitore, Musliu sërish shënon ndaj Lihtenshtajnit
IMG_9881
Zhegrova shumë afër kalimit në Serie A
IMG_9878
Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare legjenda e boksit, George Foreman
IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’

Më shumë nga kategoria

IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’
Jeton Beqiri1
Jeton Beqiri: Duhet ta harrojmë këtë humbje, unë jam fajtori më i madh
IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë
IMG_6981
Interi futet në garë për sulmuesin e Liverpulit, Mohamed Sallah
IMG_0229
Ervin Toro, shqiptari nga Amerika që do sjell ndryshimin në Shqipëri
IMG_0171
Në fillim licenca, pastaj leja për punë: Rregulla të reja për objektet gastronomike dhe ndërtimore
IMG_0168
Mustafa Imeri, drejtor i Filharmonisë së RMV-së
IMG_0165
Pesë pacientë në gjendje të rëndë shëndetësore! 12 lëshohen në trajtim shtëpiak, një kthehet nga Beogradi
IMG_0162
MPB me detaje për aksionin e sotëm lidhur me ‘Ndërmarrjen e Rrugëve shtetërore’
IMG_0159
Është publikuar lista e kompanive ndërtimore që kanë mbetur pa licenca