Ministria e Punëve të Brendshme përgënjeshtron në mënyrë kategorike dezinformatat e publikuara në rrjetet sociale për mungesën e supozuar të formularëve për patentë shoferi.
Ne e informojmë opinionin se nuk ka aspak mungesë, por përkundrazi, MPB ka siguruar rezerva, të cilat janë të mjaftueshme për tre vitet e ardhshme.
Termini për fotografimin e qytetarëve merret vetëm brenda një dite, ndërsa patentat e shoferit përpunohen dhe jepen për disa ditë, shumë më herët nga afati i përshkruar ligjor.
Apelojmë të mos përhapen dezinformata të cilat krijojnë konfuzion në mesin e qytetarëve.










