Trendy

Muamer Seferi, merr detyrën si u.d Drejtor i Ndërmarrjes Publike “Parqe dhe Gjelbërime”

Para 2 muaj

Me nder dhe përgjegjësi të lartë, sot mora detyrën si u.d.Drejtor i Ndërmarrjes Publike “Parqe dhe Gjelbërime”.

Kjo detyrë përfaqëson një besim të madh dhe një obligim serioz për të punuar me përkushtim, transparencë dhe profesionalizëm në shërbim të qytetarëve dhe interesit publik.

Në mënyrë të veçantë, shpreh mirënjohjen time të sinqertë për Kryetarin e Lëvizjes BESA Bilall Kasami , si dhe për krerët e koalicionit VLEN, për besimin e dhënë. Falënderoj gjithashtu të gjitha strukturat dhe aktivistët e VLEN-it për mbështetjen e vazhdueshme dhe bashkëpunimin korrekt.

Jam i bindur se, me punë të ndershme, menaxhim efikas dhe bashkëpunim institucional, do të arrijmë rezultate konkrete në përmirësimin e hapësirave të gjelbra dhe shërbimeve publike, në interes të qytetarëve” – ka shkruar Seferi.

Trending