Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski sot në Bruksel pati takim me përfaqësuesit e vendeve anëtare të Grupit të punës për zgjerim pranë Këshillit të Bashkimit Evropian (KOELA).
“Eurointegrimet mbeten në fokus – ditë e përmbushur me agjendë dinamike në Bruksel. E riafirmova përkushtimin e Qeverisë ndaj rrugës evropiane, me fokus në dërgimin e rezultateve konkrete reformuese për përmirësim të jetës së qytetarëve dhe harmonizimit të mëtutjeshëm me standardet e BE-së”, kumtoi Mucunski në Fejsbuk.
Theksoi se e ka cekur përparimin në agjendën reformuese, koordinimin e vazhdueshëm dhe qasjen aktive të të gjitha institucioneve në atë drejtim.
“Përshkrova aktivitetet rrjedhëse të cilat i ndërmerr Qeveria për përshpejtim të procesit integrues, duke e cekur domosdoshmërinë për proces të qartë, të parashikueshëm inkuadrues dhe të bazuar në merita, si dhe interes të përbashkët edhe për vendet kandidate edhe për vendet anëtare”, theksoi Mucunski.
Ministri Mucunski, në kuadër të vizitës dyditëshe të punës në Bruksel, do të marrë pjesë në tryezënm e rrumbullakët “A path for European enlargement”, në organizim të “Miqve të Evopës”.
Është paraparë të ketë takime edhe me eurokomisaren për zgjerim, Marta Kos, si dhe me nënkryetaren ekzekutive të Komisionit evropian për të drejta dhe shkathtësi sociale, vende cilësore të punës dhe gatishmëri, Roksana Minzatu. Së bashku me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, do të realizojë takim edhe me drejtoreshën e përgjithshme për bujqësi dhe zhvillim rural pranë Komisionit evropian, Elizabet Verner.
Mucunski do të ketë disa takime edhe me deputetë në Parlamentin evropian.
Në fokus të bisedimeve do të jenë procesi eurointegrues i vendit, dinamika e mëtutjeshme e procesit inkuadrues, bashkëpunimi sektorial me institucionet e Bashkimit Evropian, si dhe çështje të tjera aktuale politike, ekonomike dhe reformuese të interesit të përbashkët.










